E Martë, 3 Nëntor 2026

Korçë- Panairi i shkollave profesionale ‘Nxitja e sipërmarrjes në artizanat e produkte tradicionale’

Është zhvilluar në Korçë panairi “Nxitja e sipërmarrjes në artizanat dhe produkte tradicionale”, me produkte të realizuara nga nxënësit e shkollave profesionale të qarkut Korçë.

Ky panair është mbështetur nga Këshilli i Qarkut Korçë me qëllim promovimin e arsimit profesional, e traditave të zonës si dhe mbështetjen e sipërmarrësve të rinj.

Ky panair është vizituar jo vetëm nga kalimtarët e rastit, por edhe nga biznese të interesuara si dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›