E Martë, 3 Nëntor 2026

Stacioni turistik në Devoll, “Info Point” për promovimin e atraksioneve që ka zona

Është inauguruar në qytetin e Bilishtit i pari “Stacion Turistik” për zonën e Devollit, i cili do të shërbejë si pikë takimi për turistët që do të zgjedhin këtë zonë për ta vizituar. Kjo qendër informacioni do të ketë një kalendar mujor me të gjitha aktivitetet e planifikuara nga Bashkia Devoll, me qëllimin e vetëm informimin e qytetarëve dhe vizitorëve si dhe promovimin e atraksioneve turistike.

“Do të shpërndajmë informacion edhe për vendasit për zonat atraktive dhe kemi shumë vende për të bërë sa më shumë promocion të zonës tonë”, tha përgjegjësja e sektorit të turizmit, Hermalda Ago.

Hapja e kësaj pike informacioni ka pasur një impakt edhe për banorët e zonës.

“Ishte një impakt i mirë që dha për komunitetin sepse u njohën me diçka të re dhe të padëgjuar për ta”, tha Hermalda Ago.

“Info Point” është stacioni turistik i krijuar për herë të parë në Bilisht, një nismë e Bashkisë Devoll dhe sektorit të turizmit që do t’u vijë në ndihmë të gjithë vizitorëve.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›