E Diel, 1 Nëntor 2026

"Korrupsioni ne gjyqesor, sipas ankesave te qytetareve"

Ne pozicionin e Kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, diten e djeshme Presidenti Bamir Topi, ka kerkuar nga gjyqtaret pjesemarres dhe nga ata qe nuk ndodheshin prezent, qe sistemi i drejtesise duhet te dale nga korrupsioni, duke iu referuar dhe raportit te fundit. Presidenti eshte ndaluar ne reformen qe duhet bere ne drejtesi, duke permendur ankesat e qytetareve, sondazhet dhe telefonatat ne emisionet e mengjesit ne televizione te ndryshme. "Kam me se te drejte t'i referohem pikerisht asaj qe vjen nga sondazhet, qe vjen pikerisht nga mjedisi qytetar, qe, per fat te keq, e ka vendosur gjyqesorin ne nivelin e dyte te korrupsionit", tha Topi. Korrupsioni ne drejtesi, sipas kreut te shtetit, merr nje peshe shume me te forte, sepse eshte korrupsion aktiv, eshte korrupsion qe vjen nga pozicionet dominante. "Politika ka vendin e vet te domosdoshem, debati politik eshte i domosdoshem, por politika merret me gjithcka, ndersa materialin, esencen e vertete te reformes ne drejtesi do t'ia japin pikerisht komuniteti i juristeve", tha Presidenti ne fjalen e tij.
Manjani: "Reforma ne drejtesi, kur te vijme ne pushtet"
Partia Socialiste ka gati projektin per reformen ne drejtesi, por qe do ta aplikoje ate vetem pas ardhjes ne pushtet. Keshtu, kryetari Komisionit te Ligjeve, Administrates dhe Sigurise prane PS-se, Ylli Manjani, duke u ndalur ne kete ceshtje, theksoi se "mungesa e reformave ne drejtesi prodhon vetem korrupsion. Partia Socialiste eshte e bindur se gjyqesori ka nevoje te reformohet ne te mire te shqiptareve dhe jo te zyrtareve. Vizioni yne eshte krijimi i nje drejtesie te barabarte, te pavarur, funksionale dhe te besueshme. Ne kete funksion, ne kemi nje projekt per reformen, qe do te nise te zbatohet sapo opozita te jete ne qeverisjen e vendit". Po ne kete linje, Manjani evidentoi se gjyqesori sot eshte gjithnje e me pak i pavarur. Ky konstatim i bere edhe nga BE eshte shqetesues. Cenimi i pavaresise se gjyqesorit prodhon korrupsion dhe mungese besimi te drejtesia. Sipas tij, administrimi i gjykatave eshte teresisht i varur nga qeveria, e cila nuk ka marre asnje mase per permiresimin e infrastruktures dhe sherbimit gjyqesor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›