E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Dhjetori, protesta dhe tryeza me qytetaret

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama shfrytezoi turin e tij te dialogut me banore te rrethit te Matit, per te mbledhur kryesine e kesaj partie. Mbledhja e ketij forumi, qe kesaj here u zhvillua jo ne seline qendrore te PS-se, po ne qytetin e Burrelit, kishte si objekt te diskutimeve pikerisht thellimin e "Dialogut me Shqiperine" ne cdo fshat e komune te vendit. Nderkaq, ne diskutimet mbi axhenden e kesaj partie muajin dhjetor, nje vend te vecante ka zene dhe iniciativa e ndermarre nga opozita parlamentare, lidhur me zhvillimin e protestave popullore. Gjithashtu, ne kete takim u vu theksi dhe per rritjen e ritmit te tryezave qe po zhvillohen per perthithjen e mendimeve per arsimin, bujqesine e mjedisin ne cdo cep te vendit. Nga ana tjeter, po gjate dites se djeshme, kreu i PS-se, Rama dhe anetare te kryesise kane degjuar me vemendje ne fshatrat e Burrelit te gjithe deshmite e banoreve te atyre zonave per mungesa te theksuara ne energji, ne investime, ne listat e bukes qe shtohen cdo dite dhe ne frenimin e tregtise, per shkak se borxhet nuk arrijne te lahen nga fermeret. "Pertej te majtes dhe te djathtes, eshte Shqiperia. Eshte i majti dhe i djathti qe vuan po njesoj nga mungesa e theksuar e energjise, e ujit te pijshem dhe e cmimeve qe rriten cdo dite. Ne jemi te bindur se do ta ndryshojme situaten, kemi vullnetin se me nje politike te re do te ngreme nje Shqiperi te re", u shpreh Rama gjate fjales se tij. Po keshtu, kreu socialist vuri ne dukje se "nuk mund te lejojme qe veprat tona ujore te degradojne. Jane 600 vepra te tilla ne te gjithe Shqiperine, te cilat sot jane ne rrezik". Ne kete format do te vijojne dhe takimet ne vazhdim te turit "Dialogu me Shqiperine", duke u njohur drejtperdrejt me problemet e banoreve, te zonave te ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›