Kosova kërkon surprizën ndaj statistikave të frikshme të Sllovakisë

PRISHTINË, 26 mars /ATSH/ Kombëtarja e Sllovakisë në futboll, po kalon një formë të jashtëzakonshme si vendas. Në gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi, nuk ka humbur asnjëherë, ndërsa në katër takimet e fundit, nuk ka pësuar gol, duke përfshirë edhe fitoren ndaj Gjermanisë me rezultatin 2-0.
Përballë kësaj mbrojtje së hekurt sllovake, qëndron Kombëtarja e Kosovës e cila ka treguar formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe sonte do të tentojë të thyejë këtë mur të fortë, të Sllovakisë.
Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës, zhvillohet sonte në Bratisllavë, nga ora 20:45, ku pritet të jetë një sfidë e fortë për Dardanët.
/KosovaPress/