E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova zbatonmocionin e Vetevendosjes

Ne nje deklarate per mediat qeveria e Kosoves u shpreh se ekzekutivi mbetet i perkushtuar ndaj rekomandimeve.

Ne lidhje me rekomandimin e djeshem te Kuvendit Qeveria e Republikes se Kosoves do te shikoje mundesite dhe alternativat per respektimin e tyre gjithnje duke u mbeshtetur ne respektimin e kornizave ligjore dhe procesin integrues te Kosoves ne Bashkimin Evropian thuhet ne komunikaten e Qeverise ne lidhje me vendimin e Kuvendit qe te ktheje masat e reciprocitetit me Serbine.

Qeveria e Kosoves ka rikujtuar perkushtimin e saj dhe gatishmerine per te ruajtur paqen dhe stabilitetin ne rajon.

Cdo hap i Qeverise se Kosoves ka per synim mbarevajtjen e procesit drejt integrimit Evropian ruajtjes se marredhenieve te mira dhe produktive ne te gjitha fushat perfshire edhe ekonomine e lire te tregut. Prandaj edhe Rekomandimin e fundit te Kuvendit te Republikes se Kosoves e kuptojme si qasje per trajtim te barabarte ne raport me secilin shtet pershire edhe Serbine per cfare kemi qene dhe mbetemi te angazhuar ne vazhdimesi thuhet ne deklaraten e Qeverise se Kosoves.

Kuvendi i Kosoves votoi nje dite me pare mocionin e Levizjes Vetevendosje ne te cilin kerkohej kthimi i masave reciproke ne rrafshin politik ekonomik dhe tregtar me Serbine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›