Kosovë – Në 24 orë u vendosën 1500 gjoba për kundërvajtje rrugore

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 1500 gjoba trafiku për kundërvajtësit.
Gjatë ditës së djeshme janë raportuar 26 aksidente me dëme materiale, kurse 19 aksidente trafiku janë kanë përfunduar me të lënduar, transmeton KosovaPress.
Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar, teksa shtatë persona janë dërguar në mbajtje.
/a.f/