E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Gjykata e Tiranës ka dënuar me 55 vite burgim vrasësit e biznesmenit Edmond Papa.

Ata janë Andrew Bode, i dënuar me 30 vite burgim, dhe Albano Velo i dënuar me 25 vite burgim.

Trupa gjykuese zbatoi kërkesën e Prokurorisë, që kishte kërkuar të njëjtën masë dënimi për dy të akuzuarit.

Sipas akuzës së Tiranës, Andrew Bode dhe Albano Velo kanë kryer vrasjen më 16 dhjetor 2022 në zonën e Selitës, teksa 49-vjeçari Papa po konsumonte kafe në orët e pasdites.

Nga hetimet ka rezultuar se Edmond Papa u vra me disa plumba nga Andrew Bode, dhe më pas Albano Velo e largoi atë nga vendi i ngjarjes.

Vrasja e biznesmenit Papa është pjesë e një sage atentatesh, që ka nisur me ekzekutimin me tritol poshtë makinës ndaj Aleksandër Sadikajt, më 11 qershor 2022, në Unazën e Madhe të Tiranës.

Bode dhe Velo që u dënuan sot nga Gjykata e Tiranës, janë miqtë e Aleksandër Sadikajt.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›