E Martë, 3 Nëntor 2026

Kosovë – Policia aksion në Ministrinë e Mjedisit dhe Infrastrukturës

PRISHTINË, 12 qershor /ATSH/ Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të enjten ka nisë një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas Kelanit, pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë lidhur me aksionin në fjalë.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë Kelani.

Lajmi në përditësim…

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›