E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomike ne GreqiGreket emigrant ne Shqiperi

Kriza ekonomike e Greqise ka detyruar shume shtetas te emigrojne jashte vendit. Disa kane zgjedhur Shqiperine se destinacion te tyre. Kjo eshte zgjidhja per mbijetese qe kane gjetur se fundmi mjaft shtetas greke.

Manolis Vergieraqis 39 vjec qe prej tete muajsh eshte zhvendosur nga Kreta per te punuar ne ndertim ne rajonin juglindor. 39-vjecari jeton i vetem ne nje shtepi me qera ne Korce. Gruan dhe dy vajzat i ka lene ne Krete. Ai tregon se kriza po thellohet gjithnje e me shume ne Greqi madje edhe miq te tij po shohin mundesine per te emigruar ne Shqiperi.

Vinci me te cilin Vergieraqis punon eshte nder te paktet ne Korce dhe per rrjedhoje eshte shume i kerkuar nga firmat e ndertimit duke fituar ne nje dite pune afro 15 mije leke.

Vizion - citon se Greket nuk kane kaluar ndonjehere ndonje situate me te veshtire ekonomike sa kjo. Greket jane popull qe e vene dhe e mbajne shendetin duke pare gojen dhe nuk e kuptojne jeten pa defrime dhe qejfe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›