E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami perjashtohet nga PSMajko propozim per ne OKB

Te tjera rreth shkrimit PS perjashton Islamin Majko ne OKB Dita e sotme ka qene nje dite plot surpriza brenda Partise Socialiste.

Mbledhja e sotme e kryesise se PS duket se nuk ka qene edhe aq e qete. Mesohet se Kastriot Islami nje prej zerave me kritike ndaj kreut te PS Edi Rames eshte cregjistuar nga anetar i PS gje qe perkthehet ne perjashtim.

Kryesia e PS ka vendosur sot te perjashtoi Kastriot Islamin nga anetar i PS ndersa te marten do te vendoset edhe perjashtimi nga grupi parlamentar.

Reagimi i Islamit ka qene i ashper dhe ironik duke bere paralelizmin e ketij vendimi me vendimin e byrose mbi Mehmet Shehun 30 vite me pare.

Me perjashtuan me rastin e 30 vjetorit te eliminimit te Mehemet Shehut. 30 vite me pare byroja i kerkoi Mehmetit te bente autokritike u shpreh Islami.

ISLAMI NE FACEBOOK NUK ME REZULTON ASNJE VENDIM ZYRTARE
Islami eshte shprehur pak minuta me pare ne rrjetin social Facebook se jam interesuar tek nje nga drejtuesit e grupit kuvendor te PS me rezulton se nuk ka asnje vendim zyrtar per kete ceshtje. Kjo eshte arsyeja qe nuk mund te kem asnje qendrim lidhur me kete ceshtje.

MAJKO KANDIDAT PER ASISTENT SEKRETAR I OKB JA LETRA E TIJ PER MEDIAT
Sot Kombet e Bashkuara po marrin nje rol akoma dhe me primar ne manaxhimin e krizave paqes zhvillimit njerezor si dhe luftes kunder varferise ne bote.
Shqiperia eshte nje vend i vogel por qe 10 vjetet e fundit ka ditur te japi kontributin e saj ne paqen jo vetem ne rang rajonal ne manaxhimin e krizes se Kosoves dhe Maqedonise por edhe ate global me pjesemarrjen e saj ne paqeruajtesit e kombeve te bashkuara apo me punesimin e disa dhjetra shqiptareve te cilet japin kontributin e tyre ne gjirin e kombeve te bashkuara neper misionet e zhvillimit ne bote.

Une jam vene ne dijeni qe emri im si shqiptar eshte duke u konsideruar per nje kandidature te mundshme prane kombeve te bashkuara ne pozicionin e ndihmes sekretarit te pergjithshem te europes dhe vendeve te ish bashkimit sovietik dhe kaukazit.

Per nje politikan karriere si une pavaresisht moshes time te re eshte gjithmone i mirepritur rasti per te dhene kontributin individual pertej kufijve kombetar. Marrja ne konsiderate per te qene pjese e mundshme e nje qeverisje globale do te ishte nje nder per cilindo politikan karriere. E theksoj dhe njehere se kandidimi i emrit tim eshte thjesht ne stadin e kandidaturave jo te pakta qe arrijne prane Sekretarit te Pergjithshem te OKB dhe qe ne fund eshte Shkelqesia e tij Zt. Ban Ki-moon ai i cili do te perzgjedh kandidaturen me te pershtatshme.

Une vazhdoj te jem deputet i Partise Socialiste dhe te jap kontributin tim gjithashtu brenda Kryesise se Partise Socialiste perfundon letren e tij Majko.

PERJASHTOHET NGA PS EDHE RUDINA SESERI
Pervec Islamit edhe nje tjeter person perjashtohet sot nga Ps. Behet fjale per Rudina Seserin e cila mungonte prej kohesh ne sallen e Kuvendit dhe ka qene pikerisht kjo arsyeja e perjashtimit edhe pse nuk kishte kaluar ende limitin e 6 muajve. Seseri eshte shprehur se do te largohet per arsye personale.

Seseri deputete e PS ne qarkun Durres me ane te nje letre drejtuar Kryetares se Kuvendit ka shpjeguar se nuk mund te vazhdoi me detyren e deputetit sepse ka vendosur te merret me angazhime me te medha profesionale.

Nuk e kam me te mundur te vazhdoj detyren e deputetit. Kam vendosur te marr angazhime me te medha profesionale. Largimi im ka efekt te menjehershem. Mandati im i kalon kandidatit vijues shprehet Seseri.

Nderkohe ne nje leter tjeter drejtuar kreut te PS Edi Rames Seseri falenderon per mundesin e rralle qe i eshte dhene dhe per faktin qe mundi te rilidhej me bashkeqytetaret e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›