E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryeministri Edi Rama vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, pritet nga Princi Mohammed

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Në mbërritjen e tij në Riad, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u prit nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative (FII), platformë Globale që përcakton axhendën e Investimeve në botë,  që mbahet në Riad, Arabinë Saudite.

Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›