E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dumani raporton në Kuvend: Nëse Ahmetaj dëshiron të bëhet bashkëpunëtorë është i mirëpritur

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, paraqiti sot (27 tetor),raportin vjetor të veprimtarisë për vitin 2024 para Kuvendit, duke theksuar rezultatet pozitive në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Dumani bëri të ditur se hetimet për çështjet e njohura, si ato lidhur me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit gjyqësor dhe janë trajtuar sipas ligjit.

“Lidhur me çështjen e inceneratorëve, kemi këtu inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. SPAK ka hetuar në kuadër të këtyre 3 procedimeve penale, 71 persona të të gjithë niveleve, disa prej tyre janë me vendime penale të formës së prerë, disa janë të formës së prerë, disa janë në gjykim si dhe po hetohet për fakte penale dhe persona të tjerë të cilët mund të jenë përgjegjës për këtë veprimtari kriminale. Lidhur me pyetjen që bëhet për ta trajtuar në kuadër të grupit të struktura kriminal si një bashkëpunim të posaçëm të autorëve të veprës në veprën penale. Lidhur me Inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit, këto dy procedime penale kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit gjygjwsor, jo vetëm ka kaluar shqyrtimin para gjyqtarit të seancës paraprake por edhe para trupit gjykues që ka gjykuar çështjen në themel dhe sa i takon formës së bashkëpunimit, e kanë gjetur te drejtë kualifikimin ligjor të bërë nga ana e Prokurorisë së Posaçme”, tha Dumani

Për sa i përket hetimeve të tjera, Dumani shpjegoi se ende nuk është marrë asnjë masë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pasi hetimet përkatëse ende janë në fazën e shqyrtimit. Po ashtu, ai theksoi se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, lidhur me cështjen e inceneratorëve, dhe se SPAK do të bëjë gjithçka për të siguruar dëshmitë e tij.

“Lidhur me pyetjen nuk e kam marrë ende si të pandehur zotin Veliaj? Dua të them siç dhe ju e dini hetimet paraprake nuk kanë përfunduar akoma lidhur me këtë procedim penal por vazhdojnë akoma. Lidhur me pyetjen a ka përpjekje të SPAK për të kërkuar një dëshmi të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga Zvicra? Deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti, për ne sot ai është një person në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të korrupsionit pasiv, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe vepra të tjera penale e lidhur me Inceneratorët. Patjetër, që një subjekt i një vepre penale dëshiron të bëhet bashkëpunorë i drejtësisë dhe të bashkëpunoj me SPAK është i mirëpritur”, theksoi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›