E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitë zyrtare në Francë, pritet nga presidenti Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Francës për një vizitë zyrtare.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit për media, gjatë vizitës, kryeministri Kurti pritet të zhvillojë një takim dhe një drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

“Në kuadër të vizitës zyrtare, kryeministri Kurti do të ketë një takim dhe drekë pune me presidentin Macron”, theksohet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›