Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, paraqitet në SPAK

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako është paraqitur këtë të premte (17 maj) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Pas daljes nga SPAK, Sako nuk ka dhënë detaje për gazetarët për arsye se hetimet vazhdojnë.
“Paraqitja ime në SPAK nuk ka lidhje me detyrën si kryetare bashkie, do të ruaj sekretin hetimor”, u shpreh Sako.
E pyetur nëse kishte lidhje me incineratorin e Tiranës, kryebashkiakja Sako e mohoi këtë gjë.
Para saj në SPAK u paraqit Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi, i cili tha se u thërrit për incineratorin e Tiranës.
/rtsh.al/