Kujdesi ndaj të moshuarve – Përurohet njësi e re shërbimi në Vorë, tek “Shtëpia e Zotërinjve”

Kujdesinë çdo kohë ndaj atyre që kanë kontribuar një jetë shërben si një hap më shumë drejt dinjitetit. Në ‘‘Shtëpinë e Zotërinjve‘‘ në Vorë, ku jetojnë afro 32 të moshuar u inaugurua njësia më e re e shërbimit, ku morën pjesë përfaqësues të autoritetit vendor, përfaqësues të trupit diplomatik nga Tajvani, falë kontributit të të cilëve u realizua ky investim
“Do të donim të forconim bashkëpunimin tone, ky përbën vetëm hapin e parë dhe duam që të kemi një bashkëpunim më afatgjatë, edhe me iniciativa të tjera në vendin tuaj. Nuk e shoh këtë si një përfitim të ngushtë, por për të krijuar një themel shumë të fortë të bashkëpunimit në të ardhmen. Ne e dimë që vendi juaj përqendrohet në shumë programe për të çuar përpara zhvillimin e vendit tuaj, ndaj ne mund të punojmë së bashku. Tashmë kemi identifikuar disa fusha ku mund të japim kontributin tonë në të ardhmen e afërt.”, tha ambasador i Taivanit në Romë, Vincent Tsai.
Kryetari i Bashkisë Vorë vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë institucion- donatorë.
Rritja e standardeve në kujdesin ndaj të moshuarve shërben si një dëshmi e gjallë jo vetëm e vëmendjes, por e dhe e mirënjohjes ndaj moshës së tretë.
Gazetare: E. Hasanbelli; Operator: L.Gjoka; Montazhi: N. Gjika
/rtsh/