E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës- Tentoi të kontrabandonte sende me vlerë, arrestohet 33-vjeçari nga Gjermania

Policia e Kukësit ka goditur një rast të tentativës për të kontrabanduar sende me vlerë. Një 33-vjeçar, banues në Gjermani është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit të automjetit nga shërbimet e policisë kufitare të Morinës i janë gjetur bizhuteri floriri dhe ora dore, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit. Bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

33-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kontrabanda më mallra të tjera” dhe “Mosdeklarimi në kufi, i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar sende me vlerë.

Sekuestrohen bizhuteri floriri dhe ora dore, me vlerë rreth 50 000 euro, dhe një automjet.

Vihet në pranga drejtuesi i automjetit. 

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Q. S..  

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën bizhuteri floriri dhe ora dore, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit. Bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.        

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 33 vjeç, banues në Gjermani, për veprat penale “Kontrabanda më mallra të tjera” dhe “Mosdeklarimi në kufi, i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›