Kukës, kultivim kanabisi dhe armë në banesë, arrestohet një shtetas në Has

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, është arrestuar shtetasi Rr.U., i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike dhe për prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municionit.
Sipas Prokurorisë, gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen, në territorin e Bashkisë Has, janë konstatuar tre parcela me bimë të dyshuara cannabis sativa, me një total prej 1,874 bimësh narkotike.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe kontrolleve të ushtruara, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit të dyshuar janë sekuestruar 73 fishekë model 56, kalibër 7.62 mm, tre krehra automatiku bosh dhe dy fitila zjarrpërcjellës.
Shtetasi Rr.U. është arrestuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
/e.xh/a.f/