Kumbaro viziton gjimnazin “Claud Monet” në Paris: Thellim i lidhjeve arsimore dhe akademike mes dy vendeve

TIRANË, 25 mars/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro gjatë qëndrimit në Francë zhvilloi një vizitë dhe bisedë me nxënës e mësues të gjimnazit “Claud Monet” në Paris.
Gjatë takimit, Kumbaro iu përgjigjesh interesit të nxënësve për arsimin, turizmin dhe historinë e Shqipërisë.
“Kur një vend rrëfehet me gjuhën e zemrës bëhet diplomacia më e mirë që afron njerëzit dhe forcon marrëdhëniet”, tha Kumbaro, në një postim në rrjetet sociale.
Ministrja Kumbaro u shpreh se “me projektet që po çojmë përpara, si Liceu Francez i Korçës, bashkëpunimi mes Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit Teknik të Compiègne, si edhe kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë, synojmë të thellojmë lidhjet arsimore dhe akademike mes dy vendeve, duke krijuar më shumë mundësi për të rinjtë dhe duke e kthyer arsimin në një urë të fortë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Francës”.
Ministrja Kumbaro ndodhet në Paris, në kuadër të “Global Education Monitoring Report 2026” për aksesin dhe barazinë në arsim, organizim i UNESCO. Kumbaro po zhvillon një sërë takimesh me homologë të arsimit, shkencës dhe edukimit.
/k.s/a.f/r.e/