E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni veror, aksion për pastrimin e vijës bregdetare në Drimadhes

TIRANË, 25 mars/ATSH/ Në prag të sezonit veror ka nisur aksioni për pastrimin dhe sistemimin e vijës bregdetare në Drimadhes, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në bashkinë e Himarës.

Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo tha sot se “punëtorët e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike “krehën” sërish plazhin në zonën turistike të Drimadhes, duke mbledhur mbetjet që kishte nxjerrë deti apo ishin hedhur nga njerëzit që kanë nisur ta frekuentojnë bregun këto ditë pranvere”.

Sipas tij, paralelisht u punua edhe për sistemimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në fshat.

Kryebashkiaku Tavo i bën apel qytetarëve të mbajnë pastër ambientin dhe t’i hedhin mbeturinat në vendin e duhur.

“Punëtorët e bashkisë janë duke bërë detyrën e tyre, por u kërkojmë qytetarëve që frekuentojnë dhe do të frekuentojnë në vazhdim këto zona turistike, të bëjnë detyrën e tyre si qytetarë. Mos i hidhni mbetjet në rrugë, lulishte dhe plazhe, mënyra më e mirë për të qenë të pastër është të mos ndotim”, tha Tavo.

Pastrimi i plazheve është një ndër hapat kryesorë për promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe për ruajtjen e bukurive natyrore që e bëjnë Himarën një nga perlat e Rivierës Shqiptare.

1 nga 8 /k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›