E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

PRISHTINË, 24 shkurt /ATSH/ Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës. Ky është takimi i dytë i këtij formati që kur ka filluar zbatimi gradual i Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete, më datë 15 janar 2026.

“Kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë me punën e Ministrisë së Brendshme në informimin sa më të drejtë të të gjithë qytetarëve, fushatës, dhe aktiviteteve tjera të ndërmarra në këtë drejtim në mënyrë që zbatimi i plotë, i cili fillon me datën 15 mars 2026, të ketë paraprakisht informimin e drejtë, të saktë dhe të duhur për çdo të huaj ashtu që ata të jenë të njohur me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›