E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush është amerikani i arrestuar për dhunë në protestën e Tiranës?

Një tjetër shtetas amerikan është arrestuar nga policia e Tiranës pas protestës së 31 tetorit, nën dyshimin për përfshirje në aktet e dhunës.

Kevin Radosevich, nga Kalifornia, dyshohet se është fotografuar duke shpërndarë koktej molotov mes protestuesve. Megjithatë, policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë veprim konkret. Ai është një prej 6 të arrestuarve.


Për herë të parë 6 të arrestuarit do të përballen me një vepër të rëndë penale, “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë.

Ata akuzohen për sulmet me molotovë ndaj bluve, me gurë, lëndë piroteknike dhe me sfera dhe vida metalike përmes llastiqeve. Dy të rinj policia i kapi me bomba molotovë.

Arrestimi i Radosevich është rasti i dytë i një shtetasi amerikan të ndaluar gjatë protestave të fundit antiqeveritare.

Më 17 tetor, policia arrestoi amerikanin Julien Williams dhe italianin Marko Benvenuto, të dy të dyshuar për përfshirje në përplasjet me efektivët. Sipas raportimeve, ata i kanë mohuar akuzat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›