E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosovës vendos sot për FSK-në në Gaza

PRISHTINË, 17 prill /ATSH/ Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancën e radhës plenare.

Të zgjedhurit e popullit do të shqyrtojnë Projektligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifueshme, si dhe dërgimin e FSK-së në Gaza.

Seanca nis në orën 10:00. Në rend të ditës janë parashikuar 3 pika.

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,

-Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës nr.07/07, dt.30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza,

-Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›