E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas arit të Distrias, sot radha e Fazliut, Gjakovës dhe Cenës në Evropianin e Xhudos

PRISHTINË, 17 prill /ATSH/ Pas suksesit të madh të Distria Krasniqit, e cila fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos për senior në Tbilisi, Kosova vazhdon sot paraqitjen me tre garues të tjerë në këtë ngjarje prestigjioze.

Në ditën e tretë të garave, në tapet do të zbresin Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, si dhe Akil Gjakova dhe Dardan Cena në kategorinë deri 73 kilogramë, duke synuar rezultate të larta për ekipin kosovar.

Pas performancës mbresëlënëse të Krasniqit që i siguroi Kosovës medaljen e artë, pritjet janë rritur edhe për garuesit e sotëm, të cilët synojnë të vazhdojnë suksesin dhe të sjellin medalje të tjera nga Kampionati Evropian 2026.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›