E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi voton ndryshimet në qeveri, opozita bllokon foltoren

TIRANË, 5 mars/ATSH-Maela Marini/  Deputetë e PD-së bllokuan sot foltoren e Kuvendit, ndërsa kreu i kësaj partie Sali Berisha kërkoi të merrte fjalën për procedurë.

Peleshi vijoi me rendin e ditës ku u shtua votimi i ndryshimeve në qeveri.

Në seancën e sotme plenare, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe përfshirjen për votim të dekreteve për emërimin e ministrave të rinj.

“Në frymën e Kushtetutës shqyrtimi i dekreteve hyn menjëherë në seancë. Më lejoni që në emër të grupit parlamentar të PS, t’i falënderoj anëtarët e Këshillit të Ministrave që largohen nga qeveria për punën e tyre. U uroj suksese kolegëve që hyjnë ose ndryshojnë pozicionet në qeveri. Suksese, punë të mbarë për Shqipërinë 2030”, tha Balla.

Ndërkohë deputetët e PD-së vijuan bllokimin e foltores.

Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, foto: Florian Abazaj, Andrin Hoxha 1 nga 13

/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›