E Hënë, 2 Nëntor 2026

LAMPEDUZA – 20 viktima pas mbytjes së një varke me migrantë

LAMPEDUZA, 13 korrik /ATSH-AFP/ – Një anije u mbyt pranë ishullit italian të Lampeduzës ku humbën jetën 20 persona, deklaroi zëdhënës i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në rrjetin social X.

“Dhimbje e thellë pas një tjetër anijeje të mbytur pranë Lampeduzës, ku UNHCR po ndihmon të mbijetuarit”, shkroi zëdhënësi Filippo Ungaro në llogarinë e tij X, duke shtuar se “duket se janë gjetur 20 trupa dhe po aq të zhdukur”.

Gazetaeri i ”Radio Radicale”, Sergio Scandura, raportoi se ”anija mbante 97 persona kur u mbyt rreth 20 kilometra në jugperëndim të Lampeduzës”.

”RaiRadio1” raportoi 12 deri në 17 emigrantë të zhdukur dhe tha se 60 të mbijetuar ishin shpëtuar në ishull.

Emigrantët që përpiqen të arrijnë në Itali nëpërmjet Lampeduzës nga Afrika e Veriut shpesh kalojnë ishullin me anije të mbingarkuara ose ikin nëpërmjet rrugës veçanërisht të rrezikshme të Mesdheut Qendror./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›