E Diel, 1 Nëntor 2026

LONDËR – BM dhe Belgjika diskutojnë përdorimin e aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën

LONDËR, 12 dhjetor /ATSH/- Kryeministri britanik, Keir Starmer do të zhvillojë sot një takim me kryeministrin belg, Bart De Wever – ku do të diskutojnë përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën.

Starmer pritet të presë sot pasdite De Wever për bisedime që do të mbulojnë gjithashtu emigracionin dhe rritjen ekonomike.

Britania e Madhe tha se është gati të veprojë së bashku me BE-në për të zhbllokuar asetet e ngrira ruse, shumica dërrmuese e të cilave mbahen në Belgjikë, për të mbështetur financiarisht Kievin.

Por, Belgjika ka kundërshtuar, duke përmendur rreziqet ligjore dhe financiare dhe duke u bërë thirrje vendeve të tjera në bllokun tregtar për rrezikun e këtij veprimi.

I pyetur se cili ishte mesazhi i Starmer për vendet evropiane lidhur me përdorimin e aseteve ruse përpara takimit, zëdhënësi i tij zyrtar tha: “Ne po vazhdojmë punën me partnerët tanë evropianë për të shfrytëzuar vlerën e aseteve të ngrira ruse në juridiksionet tona”.

Ky veprim vjen ndërsa përpjekjet e pasigurta për paqe rreth planit të udhëhequr nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës vazhdojnë te mos kene rezultat te prekshem.

Udhëheqësit evropianë, përfshirë Starmer që do të takohen të hënën në Berlin per te diskutuar serish propozimet amerikane per paqen ne Ukraine.

Ky veprim vjen në një kohë kur përpjekjet e pasigurta për paqe rreth planit të udhëhequr nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës vazhdojnë të dështojnë.

Udhëheqësit evropianë, përfshirë Starmer, do të takohen në Berlin të hënën për të diskutuar propozimet e SHBA-së për paqe në Ukrainë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thuhet se priten gjithashtu të marrin pjesë në takim.

Marrëdhëniet midis Evropës dhe SHBA-së janë të tendosura pasi strategjia e sigurisë kombëtare e administratës Trump akuzoi zyrtarët evropianë se kanë “pritshmëri jorealiste” mbi luftën. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›