E Diel, 1 Nëntor 2026

LVV propozon Fatmire Mullhaxha-Kollçakun për presidente të Kosovës

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar edhe kandidatin e dytë për president të Kosovës, duke plotësuar kushtet për një garë presidenciale.

LVV ka propozuar deputeten Fatmire Mullhaxha-Kollçaku.

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Besian Mustafa, e postoi në Facebook njoftimin se Kollçaku është kandidatja e dytë.

Partia e kryeministrit Albin Kurti e kishte propozuar paraprakisht edhe Glauk Konjufcën.

Seanca për votimin për president pritet të mbahet nga çasti në çast. /REL/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›