E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk arrihet kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës

PRISHTINË, 5 mars /ATSH/ Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës nuk u treguan të gatshëm të kthehen në seancë për zgjedhjen e presidentit të ri, kur kanë mbetur pak më pak se një orë deri në përfundim të afatit kushtetues, ora 24:00.

Në mungesë të tyre, zgjedhja e presidentit është e pamundur, pasi nevojiten së paku 80 deputetë të jenë të pranishëm në sallë.

Në sallë ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë, ndërsa mungojnë 54 të tjerë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje vazhdimisht deputetëve të opozitës të merrnin pjesë në sallë për seancën për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ajo tha se deputetët e kanë “detyrim” të jenë të pranishëm sipas Kushtetutës së vendit dhe se ata nuk kanë marrë leje për të munguar.

Në mungesë të kuorumit të nevojshëm, kryeparlamentarja Haxhiu e ndërpreu seancën, deri në plotësimin e kushteve të nevojshme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›