E Diel, 1 Nëntor 2026

Lacio, kthehet pista Bogdani

Erjon Bogdani vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar të merkatos së janarit. Sulmuesi shqiptar i Livornos është kërkuar nga shumë skuadra gjatë kësaj periudhe, ndërsa duket se në këtë listë bën pjesë edhe Lacio. Klubi ku militon edhe Igli Tare është në kërkim të një sulmuesi për ta rreshtuar përkrah Rokit dhe Pandev, pasi po bëhen gati të largojnë Makinuan, i cili ka zhgënjyer në përvojën e tij me fanellën bardhekaltër. Bogdani shihet si një alternativë e mirë për repartin e sulmit, pasi është në gjendje të krijojë hapësirat e nevojshme për Pandev dhe Rokin. Në të njëjtën kohë, ai do të shërbejë për të zëvendësuar këta dy futbollistë, të cilët janë aktivizuar në çdo ndeshje të pjesës së parë të sezonit. Trajneri Delio Rosi i ka dhënë emrin e Bogdanit presidentit Lotito, ndërsa ky i fundit duhej jo vetëm të bindë Livornon, por edhe Kievon që është pronare e kartonit të sulmuesit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›