E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lagjet e Shkodrës me linja të reja të ndriçimit rrugor

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Në qytetin e Shkodrës, ka nisur zbatimi i programit “Bashki të zgjuara me energji”.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, tha se ky projekt realizohet në partneritet me SECO-n, Sekretariatin Zviceran për Çështjet Ekonomike, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Agjencinë për Eficiencë të Energjisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Beci u shpreh se në Shkodër është trashëguar një sistem ndriçimi i vjetëruar dhe i amortizuar ndër vite.

Beci tha se rasti më tipik i këtij realiteti është segmenti nga sheshi “Demokracia” deri në fund të lagjes Rus.

“Ky projekt do të sjellë përmirësim të infrastrukturës përmes zëvendësimit të linjave ekzistuese të ndriçimit rrugor, kursim të energjisë dhe krijimin e një mjedisi më të qëndrueshëm për qytetarët”, nënvizoi ai.

Zbatimi i këtij projekti, pritet të përmirësojë menaxhimin bashkiak të energjisë dhe të zvogëlojë konsumin e saj, duke promovuar përdorimin e teknologjive energjetike inovatore dhe miqësore me mjedisin.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›