E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lehtësitë për tatimin mbi trashëgimitë dhe dhurimin e pronave, ulen të ardhurat në buxhet në 2025-ën

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Të ardhurat nga tatimi mbi dhurimin dhe trashëgiminë e pasurive të paluajtshme kanë shënuar rënie gjatë vitit 2025, si pasojë e ndryshimeve ligjore dhe udhëzimeve të reja që kanë zgjeruar kategoritë e përjashtuara nga taksimi.

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë vitit 2025 janë arkëtuar 16,2 milionë lekë nga tatimi mbi dhurimet dhe trashëgimitë, nga 35,8 milionë lekë në vitin 2024, duke shënuar një ulje prej 54,6% ose 19,6 milionë lekë më pak.

Krahasuar me vitin 2023, kur të ardhurat arritën në 84,4 milionë lekë, tkurrja është edhe më e thellë.

Rënia e të ardhurave lidhet kryesisht me ndryshimet ligjore të hyra në fuqi në janar 2024, si dhe me udhëzimin e Ministrisë së Financave, i cili ka rikonceptuar mënyrën e taksimit të pasurive të paluajtshme të përfituara nga dhurimi apo trashëgimia.

Sipas kuadrit të ri, përjashtohen nga tatimi 15% dhurimet dhe trashëgimitë brenda lidhjes gjinore të ngushtë, konkretisht bashkëshorti/bashkëshortja dhe fëmijët, si dhe motra dhe vëllai, por jo kushërinjtë e parë.

Po ashtu, për trashëgimtarët përtej radhës së parë dhe të dytë të përcaktuar në Kodin Civil, përjashtimi aplikohet deri në 5 milionë lekë për pasuritë e paluajtshme.

Udhëzimi përcakton gjithashtu se përjashtim nga tatimi bëhet edhe në rastet kur pasuria e dhuruar ose e trashëguar është deklaruar ose tatuar më parë nga dhuruesi apo i ndjeri.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›