E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku fiton terren ndaj të gjitha valutave

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku fitoi pikë ndaj valutave, krahasuar me fundjavën.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet me 96,32 lekë ose 0,05 lekë më pak se ditën e premte. Monedha e gjelbër amerikane u zhvlerësua me 0,28 lekë dhe këmbehet me 81,61 lekë. Paundi britanik u zhvlerësua në raport me lekun me 0,11 lekë dhe këmbehet me 110,24 lekë. Franga zvicerane zbriti në kuotën e 105,37 lekëve ose 0,14 lekë më pak se në fundjavë. Aktorët e tregut shprehen se, luhatjet në tregun valutor i adreson ecurisë në bursat ndërkombëtare ndërsa faktor i rëndësishëm është edhe kërkesë oferta në tregun e brendshëm.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 81.61 -0.28
Euro EUR 96.32 -0.05
Poundi Britanik GBP 110.24 -0.11
Franga Zvicerane CHF 105.37 -0.14
Jeni Japonez (100) JPY 52.70 -0.02
Dollari Australian AUD 57.77 -0.01
Dollari Kanadez CAD 59.70 -0.13
Korona Suedeze SEK 9.01 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.54 -0.01
Korona Daneze DKK 12.89 -0.01
SDR SDR 112.04 -0.45
Ari(OZ 1) XAU 420431.87 +8,281.99
Argjend(OZ 1) XAG 7096.35 +498.75
Juani Kinez (onshore) CNY 11.81 -0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 11.85 -0.01
Lira Turke TRY 1.86 -0.01

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›