E Hënë, 2 Nëntor 2026

Leku forcon pozitat ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Në fillim të muajit gusht, leku vijon të forcohet ndjeshëm ndaj valutave kryesore, një trend që nisi prej mesit të qershorit dhe vazhdoni edhe në ditët e para të gushtit. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, dollari amerikan është dobësuar me 1,25 lekë dhe këmbehet me 84,20 lekë; euroja zbriti në nivelin 97,40 lekë ose 0,04 lekë më pak se në fundjavë.

Paundi britanik u zhvlerësua me 0,40 lekë dhe këmbehet me 111,40 lekë ndërsa franga zvicerane u dobësua me 0,56 lekë dhe këmbehet me 104,8 lekë.

Aktorët e tregut vlerësojnë se efekti sezonal i turizmit vijon të ndikojë në zhvlerësimin e valutave.

Fluksi në rritje i turistëve, vizitorëve të huaj si dhe emigrantëve ka shtuar ofertën e valutës në treg duke sjellë forcim të pozitave të monedhës vendase në këmbim me monedhat e huaja.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 84.20 -1.25
Euro EUR 97.40 -0.04
Poundi Britanik GBP 111.94 -0.40
Franga Zvicerane CHF 104.18 -0.56
Jeni Japonez (100) JPY 57.00 +0.20
Dollari Australian AUD 54.59 -0.26
Dollari Kanadez CAD 61.12 -0.47
Korona Suedeze SEK 8.71 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.21 -0.04
Korona Daneze DKK 13.06 0.00
SDR SDR 113.91 -1.87
Ari (OZ 1) XAU 282882.53 +1,448.32
Argjend (OZ 1) XAG 3142.34 +26.14
Juani Kinez (onshore) CNY 11.73 -0.12
Juani Kinez (offshore) CNH 11.73 -0.11
Lira Turke TRY 2.07 -0.04

/r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›