E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëndë plasëse biznesit në Shkodër, dy autorë vendosin eksploziv, pronari deklaron se nuk ka konflikt

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Skënderbeg”, pranë subjektit të prodhimit të reklamave në pronësi të Lulzim Mehmetit.

Sipas burimeve policore, dy autorë të maskuar, të cilët qarkullonin me motor, janë afruar pranë biznesit, kanë vendosur lëndën plasëse dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë dy të rinj në moshë, të veshur me kapuç dhe me fytyrat e mbuluara për të shmangur identifikimin.

Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore, ndërsa situata u ndoq nga afër edhe nga Drejtori i Policisë së Shkodrës, Gent Berberi.

Në vendngjarje ishte gjithashtu edhe pronari i biznesit, Lulzim Mehmeti, i cili ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët, pasi nuk kam konflikt me asnjë person.Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes, i cili dyshohet se ka si prapavijë konkurencën.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›