E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizje në qeveri? Alfred Lela hedh “shashkën” për Grida Dumën dhe Belinda Ballukun


Një postim i drejtorit të komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka ndezur “gossip”-in politik për një lëvizje të mundshme në qeveri.

Lela ka komentuar sot zërat për një emërim të mundshëm të Grida Dumës si zv/kryeministre, duke hedhur edhe një skenar pikant mbi një shkëmbim rolesh mes politikës dhe medias.

Sipas tij, nëse Duma do të marrë postin e zv/kryeministres, ajo do t’i zinte vendin Belinda Ballukut në qeveri. Por Lela shkon edhe më tej, duke ngritur pikëpyetjen nëse Balluku mund të përfundojë në drejtimin e emisionit që aktualisht mban Duma në Top Channel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›