E Diel, 1 Nëntor 2026

Monitorime me dron e radar në Gjirokastër, gjobiten 1383 shoferë

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Policia Rrugore e Gjirokastrës ka kryer monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror.

Policia njoftoi sot se si rezultat i monitorimit, gjatë periudhës 17-23 gusht janë proceduar penalisht 3 drejtues mjetesh për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë pezulluar 24 leje drejtimi.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1383 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht: 288 masa për parakalime të gabuara; 449 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; 455 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar; 14 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 2 masa për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit; 4 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 171 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia bëri me dije se kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›