E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lëvizte me automjet në bregdet, Policia e Vlorës gjobë shoferit

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vendosi gjobë ndaj një shtetasi, i cili lëvizte me automjet në bregdet.

Pas një videoje të publikuar në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, kanë lokalizuar automjetin që shfaqet në pamjet e publikuara dhe kanë identifikuar drejtuesin e tij.

Pas shoqërimit të automjetit në ambientet e komisariatit, shtetasit Gj. I.  iu vendos masa administrative 53 000 lekë, për shkeljen e 3 neneve të Kodit Rrugor, “Rregullimi i qarkullimit në qendrat e banuara “Shpejtësia” dhe “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”.

Policia sqaroi se ky shtetas nuk është punonjës i Policisë së Shtetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë sezonit turistik, me qëllim krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë pushuesit, vendas dhe të huaj. Çdo shkelje që cenon këtë objektiv do të trajtohet me zero tolerancë.

DVP Vlorë fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie apo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke telefonuar në numrin 112.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›