E Martë, 3 Nëntor 2026

Leximi gjatë verës, biblioteka e fëmijëve në Korçë, e pasuruar me 215 tituj të rinj

Gjatë muajve të verës është rritur ndjeshëm interesi i fëmijëve për të lexuar. 

Ata përzgjedhin të shfletojnë jo vetëm librat jashtëshkollorë të sygjeruara nga mësuesit, por edhe libra në zhanret që iu pëlqejnë. 

Odri Theodor është nxënëse në klasën e 6-të. Ajo e frekuenton rregullisht bibliotekën dhe thotë se i pëlqen të lexojë pasi i zhvillon fantazinë.

Në bibliotekën e fëmijëve “Thoma Turtulli” gjatë kësaj periudhe janë shtuar edhe 215 tituj të rinj librash të zhanreve të ndryshme. 

Për momentin biblioteka e fëmijëve është zhvendosur në ambjentet e bibliotekës publike të qytetit pasi godina do t’i nënshtrohet rikonstruksionit.

Gloria Nure punonjëse e bibliotekës thotë se nuk mungon as interesi i moshave të thyera për të lexuar. 

Gazetare: Geralda Sali

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›