E Martë, 3 Nëntor 2026

Universiteti i Gjirokastrës “Eqerem Çabej” ofron programe në fushën e mësimdhënies

Programet e mësuesisë duhet të shihen me prioritet nga maturantët që këto ditë po përzgjedhin mes degëve që odron Universiteti i Gjirokastrës “Eqerem Çabej”. 

Këtë e sugjeron Zv/ rektori i këtij institucioni arsimor Jaho Cana. Ai thotë  për RTSH se diploma e një programi mësuesie e këtij univesiteti është e vlefshme edhe jashtë kufijve. Sipas zotit Cana tregu i punës ka nevojë ka nevojë  jo vetëm në Shqipëri. por edhe në vendet evropiane e deri në SHBA.

Zv/ rektori i Universitetit të Gjirkoastrës ndërkohë kujton se edhe pagesat për mësuesit në SHqipëri po shkojnë në rritje. Aktualisht paga e një mësuesi është 900 euro.

Ndërkaq prej një viti programet në fushën e mësimdhënies janë renditur në listën e degëve prioritare duke u dhënë mundësinë studentëve që do ti ndjekin të marrin edhe pagën 40 mijë lekë.

Universiteti i Gjirokastrës ofron rreth 10 programe të mësuesisë. 

Ky institucion ka nisur jetën e tij 55 vite më parë si Institut i Lartë Pedagogjik. Ai aktualisht është në rang Universiteti dhe mban emrin e gjuhëtarit të famshëm shqiptar Eqerem Çabej. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›