E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezha nis përgatitjet për sezonin, puna nis me pastrimin e mbetjeve përgjatë vijës bregdetare

Bregdeti është në fokus të institucioneve vendore të Lezhës në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik veror. Pastrimi dhe krijimi i një ambienti të pastër janë hapat e parë në këtë periudhë.

Bashkia ka identifikuar disa zona problematike me prani mbetjesh, të krijuara nga pakujdesia e vizitorëve apo nga prurjet e baticave të detit, ndaj ka nisur aksioni i pastrimit përgjatë vijës bregdetare.

Prefekti i Lezhës, Taulant Malshi, theksoi se është e rëndësishme që masat për përgatitjen e sezonit turistik të nisin që në këtë periudhë dhe se aksionet do të vijojnë edhe në javët në vijim.

Në këto aksione, vëmendja më e madhe do të përqendrohet në zonat me risk më të lartë për ndotje, si dhe në ato që kanë fluks më të ulët vizitorësh, me synim zgjerimin e hartës së plazheve dhe uljen e densitetit në zonat turistike tashmë të konsoliduara./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›