E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani gati për Ditën e Verës, qyteti do të presë nesër mijra vizitorë nga i gjithë vendi

Pranvera e ka gjetur Elbasanin me atmosferën festive të përgatitjeve për Ditën së Verës.

Në çdo rrugicë të qytetit ndihet aroma e ballakumeve, simboli i kësaj feste të dashur për elbasanasit. Qyteti po përgatitet të presë mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, me një program të pasur aktivitetesh kulturore, koncerte festive dhe panaire me produkte tradicionale.

Festimet e Ditës së Verës në Elbasan kanë nisur me parakalimin e grupeve  folklorike të pothuaj të gjithë qyteteve të Shqipërisë. Kjo paradë është mbajtur  në Bulevardin “Aqif  Pasha”, një event i kthyer tashmë në traditë, çka ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë.

Grupet popullore kanë ekspozuar, jo vetëm ngjyrat e mrekullueshme të kostumeve të krahinave të tyre, por edhe vallet tradicionale të secilës zonë.

Ndër eventet më të veçanta ishte Panairi i Ballakumeve, i vendosur në stendat përgjatë mureve historike të kalasë. Prodhuesit e ëmbëlsirës tradicionale theksuan autenticitetin e produktit dhe faktin se edhe sot ruhet mënyra tradicionale e përgatitjes së saj.

Për të ndjekur përgatitjet, në Elbasan ishte dhe ministri bujqësisë dhe zhvillimit rural, Andis Salla i cili tha se synohet që aktivitete të tilla të shtrihen edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Në kuadër të festimeve të Ditës së Verës, por edhe për promovimin e produkteve shqiptare, në Elbasan çeli siparin panairi bujqësor “Nga toka jonë në sofrën tuaj”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›