E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lezha ‘vuan’ për drita, rrjeti elektrik i amortizuar! Këshilli Bashkiak dhe Ndreu i kërkojnë llogari OSHEE-së

Problemet e vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike në Lezhë u bënë objekt diskutimi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku në interpelancë ishin thirrur drejtues të OSHEE-së.

Këshilltarët bashkiake te PS dhe PD ngritën shqetësimin për ndërprerjet e  energjisë, veçanërisht në zonat rurale, ku rrjeti elektrik eshte i amortizuar. Problematika ka edhe ne zonat ku jane kryer investime vitet e fundit.

Në të njëjtën linjë eshte kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili e cilësoi situatën e rrjetit elektrik në Lezhë të degraduar dhe te lene qellimisht ne kete gjendje.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të OSHEE-së pranuan problematikat e ngritura gjatë interpelancës, duke bërë të ditur se pritet të realizohen një sërë investimesh në zonat rurale.

Ndërprerjet e energjisë elektrike vijojnë të mbeten një shqetësim i përsëritur për banorët e zonave rurale të Lezhës, ku amortizimi i rrjetit dhe defektet e shpeshta po penalizojnë qindra familje e bizneset.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›