E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lezhë, procedohen për zjarrvënie dy shtetas

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Në vijim të punës për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e komisariateve të Policisë Lezhë dhe Mirditë nisën procedimin penal për dy shtetas.

Konkretisht u procedua shtetasi P. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Kakarriq, Lezhë, pasi si pasojë e përhapjes së zjarrit që dyshohet se ka ndezur në fshatin ku banonte, është djegur bimësi.

Po ashtu u procedua A. D., 61 vjeç, banues në fshatin Rrajë e Velës, Mirditë, pasi si pasojë e përhapjes së zjarrit që dyshohet se ka ndezur në fshatin Velë, është djegur bimësi.

Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin gjatë kontrolleve në fshatin Vinjoll gjetën 64 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij rasti.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›