E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarri në Mirditë, MM: Prej disa orësh po operon edhe avioni italian “Canadair”

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes, njoftoi sot se për shuarjen e zjarrit në Mirditë, prej disa orësh po operon edhe avioni italian “Canadair”.

Në Velë (Bashkia Mirditë) ka rënë zjarr në një masiv me pisha, me rreth 6.5 ha të përshkruara nga flakët.

Në terren gjithashtu janë 3 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë të MZSH të bashkisë Mirditë, 12 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 2 forca policore dhe 6 forca ushtarake. Po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit.

Në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 52 automjete zjarrfikëse dhe 740 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 323 forca ushtarake, 7 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter të FA.

Gjithashtu morën pjesë 4 helikopterë (EBA, çek, sllovak) dhe 1 avion Canadair nga Italia.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›