Situata me Focus Media Group, OSBE: Mosmarrëveshjet mbi pronësinë nuk duhet të çojnë në ndalimin e transmetimit mediatik

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Përfaqësuesi OSBE-së për Lirinë e Medias, Jan Braathu, reagoi sot lidhur me Focus Media Group dhe mediet e saj.
“Situata që lidhet me ndërprerjen e papritur të operimeve të Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese. Mosmarrëveshjet mbi pronësinë dhe biznesin nuk duhet të çojnë në ndalimin e menjëhershëm të transmetimit mediatik”, theksoi Braathu, në një postim në rrjetet sociale.
Mëngjesin e së shtunës, Policia e Shtetit kërkoi lirimin e godinës së televizionit News24.
Aksioni i policisë erdhi pasi kontrata e grupit mediatik për godinën, që dikur ishte e Uzinës së Autotraktorëve, ka disa vite që ka mbaruar dhe për lirimin e të cilës ka një vendim gjykate.
/k.s//a.f//r.e/