E Martë, 3 Nëntor 2026

Ligji për Shëndetin e bimëve, Jauplari: Përafrohemi me BE-në, forcojmë sigurinë në zinxhirin ushqimor

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Përmirësimet në projektligjin “Për shëndetin e bimëve” synojnë përafrimin me legjislacionin e BE-së dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore për procesin e screening”.

Kështu u shpreh, zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari në Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, gjatë diskutimit të projektligjit “Për shëndetin e bimëve”.

Jaupllari tha se, “pr.ligji synon të mbrojë bimët nga dëmtuesit e shumtë që mund t’i shkatërrojnë apo ulin cilësinë e tyre”.

Për këtë qëllim, vijoi ai, përcaktohen rregulla për ekzaminimin e risqeve fitosanitare që vijnë nga dëmtuesit, duke garantuar mbrojtjen e shëndetit të bimëve, produkteve bimore  në Republikën e Shqipërisë.

“Ky përmirësim ligjor konsiderohet një hallkë e rëndësishme në zinxhirin ushqimor dhe në ruajtjen e mjedisit. Përmes rregullave dhe masave të përcaktuara në këtë projektligj, synohet të sigurohet që bimët dhe produkte bimore të jenë të sigurta dhe të shëndetshme për konsumatorët dhe të mbetën burime të qëndrueshme për të ardhmen”, deklaroi ai.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›