Sezoni turistik, mbiçmohet leku ndaj valutave

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Leku është mbiçmua kundrejt valutave kryesore, në fillim të kësaj jave.
Monedha vendase, po ruan pozita të forta në kursin e këmbimit valutor, ndikuar nga prurjet në rritje nga turizmi.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 97,93 lekë, duke shënuar një rënie me 0,12 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkohë, dollari amerikan u këmbye sot me 85,66 lekë duke humbur 0,21 pikë në kursin e këmbimit me lekun.
Dobësimi i euros favorizon kredimarrësit që kanë marrë hua në monedhë të huaj. Ndërkohë, që efekti negativ ndihet në sektorët eksportues, sepse ul të ardhurat e tyre të shprehura në monedhën vendase.
Në këmbim me lekun, terren kanë humbur edhe paundi britanik dhe franga zvicerane, respektivisht monedha britanike u zhvlerësua me 0,21 lekë dhe këmbehet me 116,27 lekë dhe ajo zvicerane zbriti me 0,22 lekë në kuotën 104,51 lekë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 85.66 | -0.21 | |
| Euro | EUR | 97.93 | -0.12 | |
| Poundi Britanik | GBP | 116.27 | -0.21 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.51 | -0.22 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 59.46 | -0.51 | |
| Dollari Australian | AUD | 55.92 | +0.01 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 62.66 | -0.20 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.92 | -0.04 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.52 | +0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.13 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 116.59 | -0.12 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 284364.65 | -6,259.94 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 3103.75 | +47.75 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.92 | -0.04 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.92 | -0.04 | |
| Lira Turke | TRY | 2.18 | 0.00 | |