Lirime nga detyra dhe emërime, Begaj “kashtis” diplomatët

Në një njoftim për shtyp të publikuar këtë të hënë, Presidenca bën me dije se Bajram Begaj, ka firmosur dekretet për lirimin dhe emërimin e një sërë ambasadorësh të Republikës së Shqipërisë në përfaqësitë diplomatike në vende të ndryshme të botës.
Në kuadër të këtyre ndryshimeve, Presidenti dekretoi lirimin nga detyra të:
Donika Hoxha, nga detyra e Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë në Bosnjë dhe Hercegovinë (jo rezidente), ndërsa vijon detyrën në Republikën e Kroacisë (rezidente);
Dastid Koreshi, nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë pranë Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës në Strasburg (rezident);
Eglantina Gjermeni, nga detyra e Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë (rezidente).
Po ashtu, Presidenti dekretoi emërimin në detyrë të:
Spiro Koçi, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Bosnjë dhe Hercegovinë (rezident);
Florian Nova, në detyrën e Ambasadorit në Republikën Arabe të Egjiptit (rezident), si dhe në Siri, Jordani, Libi, Palestinë, Liban dhe Sudan (jo rezident);
Elvira Isufi, në detyrën e Ambasadores në Mbretërinë e Suedisë (rezidente), si dhe në Finlandë, Islandë dhe Norvegji (jo rezidente);
Dastid Koreshi, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë (rezident);
Ermal Muça, në detyrën e Ambasadorit në Japoni (rezident), si dhe në Filipine, Indonezi, Singapor dhe Malajzi (jo rezident), si edhe në Republikën e Koresë (jo rezident).