35-vjetori i PS, Rama: Berati, një nga shëmbëlltyrat më kuptmplota të transformimit

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Berat për të kremtuar 35 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në këtë qytet.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se, Berati është një nga shëmbëlltyrat më kuptmplota të transformimit.
“Motra dhe vëllezër socialist të këtij qarku, faleminderit për gjithçka bëni çdo ditë dhe mbështetjen. Në Berat vij me shumë dëshirë se është një nga shëmbëlltyrat më kuptmplota të transformimit.
Kam ardhur këtu për herë të parë ishte një rrugë e vështirë. Në fakt nuk ishte rrugë, ju e dini shumë mirë. Rruga që lidhte Beratin me Lushnjën ishte problematike. PS në territor ishte forca e një grushti njerzëzish, njerëzit e PS përndiqeshin me libër shtëpie.
PS mori përsipër kur ranë piramidat e llahtarshme. Nga ato rrënoja doli edhe qeveria e parë e PS. Aty doli edhe kryetari doli nga burgu ”, tha Rama.